Berisha: Kutitë e votimit u mbushën ilegalisht, PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur zyrtarisht qëndrimin e forcës opozitare ndaj zgjedhjeve të 11 majit, duke i quajtur ato “të paligjshme” dhe duke deklaruar se PD nuk do t’i njohë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha publikoi dokumente për 12 qendra votimi, që sipas tij provojnë manipulimin e procesit. “Në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk mund të pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS-së apo dhe vetë nga qendrat ilegale të patronazhistëve,” tha ai.

Sipas Berishës, këto të dhëna, bashkë me “qindra e mijëra prova të tjera”, hedhin poshtë “farsën elektorale të 11 Majit 2025” dhe tregojnë se zgjedhjet nuk reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

“PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen,” përfundoi ai, duke theksuar se procesi ishte i manipuluar nga strukturat e Partisë Socialiste.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×