David Těšínský : Fotografia si një armë që vret stereotipa dhe si një kurë që ju hap sytë njerëzve

Tre fëmijë të fisit “Huni Kuin” në Amazonë, ndërsa tentojnë të ikin prej tokave të djegura nga zjarret, kthejnë kokën nga objektivi, duke përjetësuar imazhin e të pafajshmëve që rreken t’i shpëtojnë sulmeve apo zjarreve të qëllimshme.

Kjo, është një prej fotografive te fotografit çek, David Těšínský, i cili në kuadër të 80-vjetoritë të Kartës së OKB-së ka çelur një ekspozitë në COD.

“Me kohën, gjen aftësitë për të gjetur histori të fshehura, në çështje që unë i shoh me rëndësi, si njerëz që luftojnë për lirinë e tyre, njerëz të margjinalizuar, subkultura. Secila fotografi, tregon një nga qëllimet e Kombeve të Bashkuara, ndërsa puna ime ka si qëllim të rrëzojë stereotipat dhe të hapë perspektiva të reja në shoqëri, ndaj e përdor fotografinë si mjet, si një armë që vret stereotipa dhe si një kurë që ju hap sytë”, tha ai.

Fitues i disa çmimeve, Těšínský ka udhëtuar në 80 vende duke fotografuar, që nga të rinjtë iranianë dhe zonat e luftës në Ukrainë deri te getot në Xhamajka dhe lagjet e varfra në Indi. Puna e tij eksploron jetë kontroverse dhe të margjinalizuara, nga mbretëreshat drag në Kubë deri te fëmijët punëtorë në Ganë.

 “Energjia ime kryesore në fotografi është të tregoj diçka që hap perspektiva të reja. Këto janë histori njerëzore nga qoshe të ndryshme të botës, unë ndjej se jam vetëm një dëshmitar duke përçuar realitetin që shoh me sytë e mi, që audienca ta shohë botën siç është, ose si e shoh unë”, tha Těšínský.

I lodhur nga fotografimi i luftërave, trupave që kanë humbur shpirtrat dhe fëmijëve që kanë humbur nënat, ai ndjek instinktin  për të gjurmuar imazhe që rrëfejnë dhe promovojnë paqen. Ekspozita do të jetë e hapur deri në 10 korrik.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×