Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar pedagogia Zhaklina Dhamo e cila diskutoi për programin e bursave të London School of Economics në univeristetin Luarasi.
Ajo tha se programi është elitar dhe se programet e LSE e sjellin Londrën në Tiranë. Dhamo gjatë fjalës së saj i bëri thirrje maturantëve të vizitonin ambientet e universitetit për të ndjekur programet. Sipas saj diploma në Shqipëri do të përshtatet me kartën e Bolonjës dhe studentët do mund të marrin 360 kredite.
“Programi është elitar dhe programet e LSE e sjellin Londrën në Tiranë. Ne kërkojmë më të mirët. Maturantët duhet të vinë edhe nga afër, në ambjentet e “Luarasi” për të ndjekur programet.
Programi ka një kohëzgjatje prej tre vitesh. Diploma në Shqipëri përshtatet me Kartën e Bolonjës , ndërsa për sistemin e Londrës aplikohet sistemi britanik. Në fund të simestrit studenti do të marrë rreth 360 CET (kredite)”, theksoi Dhamo
()