EMRI/ Në kërkim nga Italia si pjesëtar i një organizate kriminale për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Ergys Arrnjeti, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Ndaj tij ishte vendosur masa e “Arrestit me burg”, për veprat penale veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit në Itali.

Policia e Shtetit

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Ergys Arrnjeti., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×