Fier/ Zjarr në një fermë në Peshtan, vlerësohen 1 mln lekë dëmet materiale

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan né Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, rreth 400, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera.

Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×