“Mbivendosja e pronave, një nga problematikat më të mëdha të Kadastrës”, avokati Erald Aga: Kujdes! Certifikata e pronësisë nuk ju bën pronar

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, ishte avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me Kadastrën dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët.

Aga evidentoi se një nga problemet më të mëdha që haset është mbivendosja dhe gabimet njerëzore të punonjësve të Kadastrës në hedhjen e të dhënave të pronave.

Avokati gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të kenë kujdes, se ndryshe nga sa është perceptimi i përgjithshëm, certifikata e pronësisë nuk të bën pronar, është vetëm një dokument ku sipas një vendimi të GJL thjeshtë bën pronën e qytetarëve të njohur për publikun.

“Një qytetar ka një hartë treguese një dokument pronësie, por për gabim të vetin apo të hedhjes të të dhënave, krijohen mbivendosje. Qytetari me kërkesë apo edhe dujke vënë në dijeni Kadastrën vendore , bën të ditur problematikën. Kjo bëhet me një kërkesë të thjeshtë apo me aplikim nga e-Albania. Hedhja e të dhënave është një nga problematikat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët, për shkak se ka mbivendosje dhe gabime në hedhjen e të dhënave nga punonjësit e Kadastrës.
Certifikata e pronësisë, një vendim i Gjykatës së Lartë thotë që certifikata nuk të bën pronar, nuk është titull pronësie. Është akt që bën të njohur pronën tënde për të tretët.
Certifikata lëshohet vetëm një herë, në rast humbjeje të saj lëshohet dublikat, por edhe ky dublikat lëshohet vetëm një herë. Qytetari duhet t’i provojë Kadastrës së certifikata është humbur apo është dëmtuar rëndë dhe nuk mund të përdoret”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×