“Përfundon me sukses viti i parë i Arsimit Profesional Dual”, Gonxhja: 203 nxënës, 114 biznese dhe 124 mentorë të përfshirë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për përfundimin me sukses të vitit të parë të zbatimit të modelit të arsimit profesional dual në Shqipëri.

Sipas ministrit Gonxhja, ky vit shënoi një arritje të rëndësishme në formimin profesional të të rinjve, duke përfshirë:

    • 203 nxënës në total
    • 5 profile të ndryshme mësimore
    • 114 biznese partnere
    • 124 mentorë të angazhuar në biznese

“Nxënësit tashmë punësohen dhe paguhen që në bankat e shkollës, duke përfituar njëkohësisht aftësi praktike dhe eksperiencë të vlefshme pune,” deklaroi Gonxhja.

Programi është frymëzuar nga modelet më të mira të vendeve si Zvicra dhe Gjermania, duke ndërlidhur ngushtë sistemin arsimor me nevojat reale të tregut të punës. Bizneset jo vetëm që përfitojnë punonjës të kualifikuar, por bëhen edhe pjesë aktive e edukimit përmes rritjes së kapaciteteve të tyre didaktike.

Ministri gjithashtu njoftoi se regjistrimet për klasën e 10-të në arsimin profesional dual do të nisin në korrik, duke ftuar të rinjtë të përfitojnë nga kjo mundësi konkrete për një të ardhme më të sigurt në tregun e punës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×