Emisioni Vetting
Elgert Laskaj është ai që përfiton tendera nga Bashkia Përmet dhe ka edhe një tjetër kompani. “5 development” është një tjetër subjekt me administrator Besjon Beqaj dhe aksioner 5 ortakët Marildo Papa me 10% të aksioneve, Amarildo Asmënaj me 25% të aksioneve, Elgert laskaj me 25 % të aksioneve Besjon Beqaj me 35% të aksioneve dhe Juxhin Pasho me 5% të aksioneve. Ky i fundit edhe pse me numrin më të vogël të aksioneve rezulton gjithashtu të paktën për vitin 2022, administrator i Njësisë Piskovë. A është Pasho në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo përfitimit për shkak të detyrës.
Nga kerkimet në faqen zyrtare të bashkisë në emër të Juxhin Pasho del edhe një tjetër subjekt restorant i regjistruar që prej vitit 10 tetor 2017. Restoranti i quajtur Enea me adresë në rrugën Nacionale Përmet –Këlcyrë me nr telefoni 067……555 dhe e-mail [email protected]. Kjo kompani është pezulluar menjëherë në 24 shkurt 2 025 vetëm një muaj më parë pasi gazetarët e emisionit Vetting kishin nisur investigimin.
Por një tjetër kompani del në skenë ajo është “PERMET ADVENTURE TOURS” në këtë kompani janë aksioner gati të njëjtët persona Elgert Laskaj me të aksioneve Esmeralda Bozaxhiu njëherash edhe administratore por edhe aksionerer, Juxhin Pasho që është edhe punonjës i Bashkisë dhe Ledion Hila të gjithë me 25% të aksioneve. Edhe në vitin 2025 është hapur i njëjti tender nga Qeverisja Vendore Përmet me objekt “Blerje ushqime për kopsht me drekë çerdhe dhe konviktin në Bashkinë Përmet për vitin 2025.
Pikërisht në datën 24 janar 2025 me procedur të hapur të thjeshtuar në garë morën pjesë 2 konkurrent Gerti 1987 dhe Geralda Metushi. Por kjo garë është markuar me flamur të kuq nga Open Data Albania “skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe skualifikimi i ofertës vlerë më e ulët”.
Ashtu si në vitin 2024 edhe për vititn 2025 fituesi është po i njëjti. Tenderi i hapur nga bashkia e e Përmetitt në datë 24 janar 2025 me vlerë 3 444 069,0 me objekt blerje mallrash me procedur të hapur të thjeshtuar blerje ushqime për kopësht me drekë çerdhe dhe konvikt në Bashkinë Përmet u fitua nga GERTI – 1987 me afat deri në 31 dhjetor 2025.
Radonshiq shprehet se: “Shpesh herë në projektbuxhete qeverisja vendore thotë se do bëjë shumë, do ketë shumë përfitime, por shpesh herë 50% e atyre që thuhen nuk bëhen. Ato që reflektohen në buxhet nuk realizohen”.
Në analizën e ushqimeve që porositen disa produkte sipas diotologëve nuk janë të këshillueshëm për fëmijët. Listën e miratuar është e unifikuar në të gjithë vendin. Sipas nutricistëve pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm. Ndërsa bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç.
Ndërsa janë edhe një sërë frutash dhe produkte të tjera, si kanellë, djathë kaçkavall e fruta të ndryshme. Në kopshtet shtetërore shpesh mëngjesi është shumë i vakët, dreka kryesisht ndonjë supë.
Por gazetarët e emisionit Vetting kanë arritur të kenë vaktet reale dhe të varfra që fëmijëve ju jepen çdo vakt në kopshtin e Përmetit.
Mungojnë proteinat djathi apo veza për mëngjes. Zëvendësuar me çorbë ose tërhana a thua fëmijët janë me dietë!
Pra qindra milionë lekë që fëmijët të përfundojë duke ngrënë trahana.
Ku kanë përfunduar fondet publike?
Ky është thelbi i pyetjes që ngrihet. Kush i ka përfituar këto tendera? Kush i ka konsumuar këto ushqime?
Burime konfidenciale në një letër të dërguar emisionit “Vetting” hedh posht të gjithë fasadën dhe nxjerrin e mungesive e standarteve minimale në kopshte çerdhe apo edhe konvikte.
Ku përfunduan fondet publike? Kush i përfitoi këto tendera dhe këto ushqime?
Burime konfidenciale e konfirmojnë: mungojnë standardet minimale në çerdhe, kopshte dhe konvikte, ndërsa fondet janë shpërdoruar.
Burime nga çerdhja dhe kopshti tregojnë për situata alarmante në institucion:
Mungesë higjiene: Fëmijët nuk kanë sapun për të larë duart. Kur kërkohet detergjent, drejtueseja sjell një shishe të vogël që mjafton për dy muaj dhe hollohet me ujë. Kontrolle të rreme të higjienës: Gjatë kontrolleve dalin në pah fëmijë me morra e me kokë të mbushur me mizë. Ushqimi që konsumojnë fëmijët është në mëngjes: një gotë qumësht, një lloj çorbe.
Dreka: kryesisht oriz, supë e bukë e vjetër (jo e freskët, e ngurtë, shpesh disa ditëshe). Produktet: shpesh me cilësi të dobët, madje edhe qumësht i skaduar. Shihen qime flokësh nëpër pjata, sobat nuk funksionojnë si duhet, dhe ushqimi del i papjekur.
Organizimi i fëmijëve në kopsht dhe çerdhe si në Kopshtin Nr. 2: Fëmijët nuk ndahen sipas grupmoshave: 3-vjeçarët qëndrojnë me 6-vjeçarët, çka e bën të pamundur zhvillimin e një mësimi normal.
Ekspertja më tej hedh dritë se: “Në një situatë të tillë gjatë pandemisë e dimë shumë mirë pati izolim dhe sektorët e ekonomisë e bizneseve dhe nga ana tjetër të marrësh informacion që gjatë kohës kur ishte pandemie ne e e dimë që në cerdhe e ekopështe të parët që nuk dërguan fëmijët ishin prindërit nga ana tjetër kur një vit e ca u bë mësimi online edhe për shkollat, pra për çerdhe s’ka si të bëhej online. Kemi shkelje e cila duhet të hetohet patjetër”.
Skandali me shkollën “Sami Frashëri”
Në vitin datë 17-07-2018 Bashkia hap tenderin për rikonstruksionin e shkollës “Sami Frashëri” me fond limit 72,310,465 lekë. Në atë kohë tenderi u anulua me motivin se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara ne dokumentet e tenderit”. Në tetor, kryetarja e Bashkisë së Përmetit 3 muaj më pas e rihedh tenderin në sistem në garë morën pjesë jo pak, por plot 11 kompani, por automatikisht ka dalë fituese Alba Konstruksion.
“Kemi shkelje që personat përgjegjës nuk marrin atë që meritojnë sipas ligjit”, u shpreh Radonshiqi.
Automatikisht ky tender është sinjalizuar me flamur të kuq “skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe mbi të gjitha në këtë tender është skualifikuar edhe oferta më e ulët pasi në këtë tender nuk kanë qenë “Alba konstruksion” që ka pasur ofertën më të ulët por kompani të tjera. Oferta më e lartë nuk përkthehet gjithmonë në cilësi në ofrimin e shërbimit por ana tjetër edhe afate kohore së pari të shihet kosto se lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e qeverisjes vendore sqaron ekspertja e ekonomisë. Faktikisht kanë qenë të shumta kompanitë që janë ndjerë të përjashtuara nga tenderi duke dërguar kërkesë pranë Bashkisë Përmet, por të gjitha ankesat nga të skualifikuarit janë hedhur poshtë përveç ankesës së fituesit.
Përgjegjësia i mbetet komisionit që jep këtë tenderim përgjegjësia i mbetet asaj kompanie që shpallet fituese pasi ka një kosto dhe kosto është pikërisht tek procesi i tenderimit, te zbatueshmëria dhe te projekti që merr kompania”, sqaron ekspertja Radonshiq.
Por kush është kompania “Alba konstruksion” me aksioner Atanand Koni dhe aksioner me 100% të kuotave Xhavit Ismaili. Kjo kompani është zotëruese gjithashtu edhe të një tjetër kompanie koncesionare me emërtimin Shoqëria Koncesionare Tirana 4. Në këtë fazë del në skenë Elti Fusha, djali i biznesmenit Shkëlqim Fusha.
Më tej, në këtë kompani ku aksionerët bëhen bashkë është kompania “Fusha” me 32,91% të aksioneve dhe Erzeni. Ndërsa në listën e ish-aksionerëve është A & E ENGINEERING sh.p.k me administrator dhe ortak te vetëm Entela Çano. Një emër jo pak i njohur në media dhe publik kjo kompani ka rënë në rrjetën e drejtësisë më datë 17 shkurt 2024, një ditë pas shembjes së rrugës “Korçë-Ersekë”, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion do të deklaronte nisjen e hetimit dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj kompanive “A & E ENGINEERING” me aksionere Entela Çano.
Më tej, ish-aksioner ka rezultuar SON Engineering & Construction. Dhe Ed Konstruksion po ashtu ish-zotëruese.
Në të gjithë këtë tablo, Bashkia e Përmetit ka dhënë tenderin tek “Alba Konstuksion” dhe më pas kjo e fundit ka kompani tjetër me Shkëlqim Fushën.
Problematikat dhe shkeljet në procedurat e tenderit si nga Bashkia, por edhe nga operatori.
“Alba Konstruksion” sh.p.k u kualifikua edhe pse në kundërshtim me VKM nr. 42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zhatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, i ndryshuar.
Ky subjekt, detyrohej që brenda 30 ditëve, të kishte bërë zëvendësimin e drejtuesit ligjor të shoqërisë, në licencë, me personin e emëruar administrator sipas regjistrimit të bërë në Ekstraktin e QKB-së, ky veprim nuk është realizuar nga operatori fitues për më shumë se 9 (nëntë) muaj kalendarik.
“Specifikimet teknike nuk duhet të kenë asnjë kërkesë apo referencë te ndonjë markë apo emër i veçantë, patentë, vizatim ose tip, origjinë specifike, prodhues ose sipërmarrës shërbimi,
Në një tjetër tender të hapur nga bashkia Përmet është ai i tenderit të institucionit prokurues: Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit Përmet me objekt “Ndriçim publik në kuadër të projektit ‘Bashkia me energji inteligjente’ (SEMP).
Kjo garë u hap në datë 30.01.2022 dhe morën pjesë pesë operatorë ekonomikë nga këto fitues rezultoi “Rej sh.p.k” dhe “2T sh.p.k”. Plot 540 mijë euro u alokuan por dhe ky tender nuk shpëtoi pa problematika.
Open Data Albania e ka sinjalizuar me flamur të kuq me motivin “skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Në këtë tender është skualifikuar edhe oferta më e ulët. Denisa Duro, Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë Përmet nuk ka mbajtur një qëndrim korrekt si anëtare e KVO. Pasi në këtë pikë vërehen disa paqartësi se si Sekretarja e Përgjithshme arriti ta kualifikonte këtë tender në vend që të anulonte procedurën. Kjo është vërejtur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili në një raport të vitit 2024 ka lënë masë disiplinore për faktin se ka finalizuar procedura tenderash në kundërshtim me ligjin.
“Denisa Duro me detyrë Sekretare e Përgjithshme. Për shkeljet e mëposhtme: Në cilësinë e antarit të komisionit të vlerësimit të ofertave KVO në vlerësimin. Në rast të një tenderi që është kritikuar Shqipëria nga organizatat ndërkombëtare këto janë parime të meritokracisë dhe transparencës dhe këto parime shkelen të tëra”, sqaron ekspertja.
“Kur turizmi zë vendin e nxënësve: Oborri i shkollës kthehet në qendër biznesi”
Ndërkohë që opinioni publik ftohet të besojë në projekte zhvillimi dhe promovimi të turizmit, një tjetër ndërtim është bërë fakt, larg vëmendjes mediatike: një qendër multifunksionale në Luginën e Vjosës.
Në pamje të parë, projekti synon të ofrojë shërbime për turistët dhe vizitorët. Godina përfshin një bar-kafe-restorant 66 metra katrorë, një dyqan suvenirësh 27 metra katrorë, një gardërobë, një magazinë, një dhomë teknike, zyrë dhe disa ambiente ndihmëse. Por ajo që nuk përmendet në dokumentat zyrtarë është se i gjithë ky objekt është ndërtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi territorin e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Përmet.
Sipërfaqja ku sot ngrihet godina ka qenë më parë një zonë e gjelbër e mbushur me pemë, e përdorur çdo ditë nga nxënësit e shkollës. Ishte një hapësirë pushimi dhe qetësie, e pazëvendësueshme për jetën e përditshme të shkollës.
Drejtori i shkollës deklaron:
“Nuk e di kush e projektoi dhe si u dha leja. Unë kam parë vetëm kur kanë ardhur makineritë. Kanë prishur gardhin e shkollës, kanë shkatërruar sipërfaqen e gjelbër. I gjithë objekti është ndërtuar në oborrin tonë dhe është pothuajse ngjitur me gurin, që njihet si monument natyror.”
Ky gur, simbol i qytetit të Përmetit, është një monument kulture i kategorisë së parë dhe njëkohësisht një monument natyre, i mbrojtur me ligj. Sipas specialistëve, kjo zonë ka edhe shtresa të rëndësishme arkeologjike që mund të jenë dëmtuar nga ndërhyrja me mjete të rënda ndërtimi.
Por a ka pasur një arkeolog të pranishëm gjatë gërmimeve? A ekziston një raport teknik për ndikimin në zonën historike? Dhe mbi të gjitha: si u lejua ndërtimi i betonit në një territor të tillë?
Kontraktori i punimeve është bashkimi i kompanive “IDK Konstruksion” dhe “Hastoçi Sh.p.k.”. Pas tyre, hetimi tregon një rrjet të mirëorganizuar interesash.
Gjatë kohës që Blendian Dalipi mbante këto pozita, kompania e të atit përfitoi 30 milionë euro nga buxheti i shtetit. Nga këto, 11 milionë euro u kanalizuan në kompaninë e vetë Blendian Dalipit, e më tej në destinacione që mbeten objekt hetimi nga SPAK.
Ky rrjet zgjeron aktivitetin edhe në sektorin energjetik. Kompania “MD Green Energy”, ku IDK Konstruksion është bashkëaksionere, ka aplikuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 80 MWp në Fier. Aplikimi u miratua nga Operatorët e Sistemit të Transmetimit brenda vetëm 9 ditëve – një rekord administrativ për këtë kategori projektesh.
Në maj 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, miraton zyrtarisht këtë projekt energjetik, duke i dhënë leje zhvillimi kompanive të lidhura me familjen Dalipaj dhe një kompani turke partnere.
Në të njëjtën periudhë, Blendian Dalipi themelon edhe kompani të tjera me objekt inxhinierinë elektrike. Në analizën e bilanceve të kompanisë “ABNID”, ku ai është aksioner, dalin në dritë transaksione të kryera me subjekte të tjera të së njëjtës familje. Tetë punonjës rezultojnë të regjistruar njëkohësisht si staf në të paktën dy kompani, fakt që forcon dyshimet për një rrjet të strukturuar dhe të bashkërenduar biznesi.
E gjitha kjo ndodh ndërkohë që një shkollë humb hapësirën e saj të vetme të gjelbër, një monument natyror dhe kulturor rrezikohet nga ndërtime të diskutueshme, dhe projektet shtetërore për turizëm rezultojnë të përfundojnë në duart e të njëjtëve përfitues.
()