Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar plagosjen e pronares së saj.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë e shpërthimit, ajo ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e sakta të incidentit.