Vlorë/ Humb jetën në det turisti italian, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mesditë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G. P., 87 vjeç, ka humbur jetën ndërsa po notonte në det.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kontaktuar familjarët e viktimës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×