Adriatik Lapaj nga lagjja “30 Vjetori” në Berat: Së shpejti ka zgjedhje, nisëm strukturimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Bashkinë Berat

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vazhduar në lagjen “30 Vjetori” në Berat procesin e strukturimit të plotë të partisë në këtë bashki. I shoqëruar nga ekipi, Lapaj deklaroi se është koha për të ndërtuar strukturat në çdo lagje dhe fshat të vendit.

“Sot nisëm strukturimin total të lëvizjes sonë. Jemi më të vendosur se kurrë, nuk ka kthim pas! Në Berat vazhdojmë lagje më lagje dhe nesër”, u shpreh Lapaj në rrjetet sociale.

Ai shtoi se, megjithëse ritmi i takimeve ka qenë intensiv gjatë muajve të fundit, faza që po vjen do të jetë edhe më dinamike, me më shumë energji, ide dhe vendosmëri.

“Së shpejti ka zgjedhje në Berat. Na shkruani në inbox nga çdo cep i Shqipërisë. Do vij t’ju takoj kudo që jeni. Sepse kjo lëvizje jeni ju.”

Kjo nismë është pjesë e turit kombëtar të falënderimeve dhe organizimit të brendshëm që ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, ka nisur pas zgjedhjeve të 11 majit ku u rendit forcë e tretë politike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×