
Edhe pse Jeff Bezos u shfaq me një pamje të hijshme gjatë dasmës së tij me Lauren Sánchez në Venecia, themeluesi i Amazon nuk i ka shpëtuar kritikave nga ekspertët e modës.
Stilistja nga Nju Jorku, Liz Teich, vuri në dukje se zgjedhja e një papioni të lidhur paraprakisht ishte një “gabim klasik” që i uli hijeshinë pamjes. Sipas saj, një papion i lidhur me dorë do të kishte qenë më i denjë për një ceremoni të tillë.
Edhe gazetari i modës Derek Guy ka shtuar komentet, duke sugjeruar se Bezos mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë edhe për jelekun që kishte veshur.
Megjithatë, pavarësisht kritikave, ceremonia glamuroze në ishullin San Giorgio Maggiore u mbajt mes një atmosfere përrallore, me të ftuar të shumtë dhe një vëmendje të madhe ndërkombëtare.