
Jessie J ka reaguar përmes një postimi në Instagram, pas një vale keqkuptimesh që qarkulluan në rrjet lidhur me një deklaratë të mëparshme për operacionin që ka kryer për kancerin e gjirit.
Këngëtarja britanike sqaron se postimi i saj i mëparshëm, ku kishte shkruar “kanceri ka ikur” i shoqëruar me një emoji me gishta të kryqëzuar, ishte thjesht një pohim pozitiv dhe aspak një fakt mjekësor i konfirmuar. Ajo shprehet se ende nuk ka marrë rezultatet pas operacionit, i cili u krye vetëm gjashtë netë më parë.
“Gabimi ishte imi që nuk isha më e qartë,” shkruan Jessie. Ajo shton se emoji-n e përdori me shpresën se njerëzit do ta kuptonin që ishte një dëshirë dhe jo një konfirmim, por që shumë e kanë interpretuar gabim.
Jessie përfundon duke shprehur lutjen që lajmi të jetë i vërtetë së shpejti, por thekson se udhëtimi me kancerin nuk është kurrë i thjeshtë.
“Uroj që të jetë e vërtetë së shpejti… por rrugëtimi me kancerin, për fat të keq, nuk është kaq i thjeshtë.”