Miliarderi Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kurorëzojnë dashurinë në një dasmë madhështore në Venecia

Jeff Bezos, themeluesi miliarder i Amazon-it, dhe partnerja e tij Lauren Sánchez janë martuar në një ceremoni mashështore në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia, Itali, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në prani të yjeve botërore.

Jeff Bezos martohet me Lauren Sánchez (2)

Megjithëse çifti kishte përfunduar prej disa ditësh martesën ligjore, ceremonia e së premtes mbrëma ishte momenti zyrtar dhe simbolik, i ndjekur nga një festë shumëditore që përfshiu luks, spektakël dhe të ftuar të famshëm.

Të pranishëm në dasmë ishin emra të njohur si Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Bill Gates, Barbara Streisand dhe Orlando Bloom (i shoqëruar pa Katy Perry), si dhe përfaqësues të familjeve Trump, Kardashian dhe Jenner.

Çifti, 61-vjeçari Bezos dhe 55-vjeçarja Sánchez, u shfaqën elegantë dhe të emocionuar gjatë shkëmbimit të betimeve, ndërsa të ftuarit u përshëndetën me një interpretim emocionues të “Can’t Help Falling in Love” nga Matteo Bocelli.

Ceremonia e shndërroi ishullin në një skenë hollivudiane, duke e bërë këtë dasmë një prej ngjarjeve më të komentuara të vitit në botën e VIP-ave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×