Promovohet në Dragostunjë të Librazhdit vepra enciklopedike “Fjalori i Dragostunjës” e autorit Ruzhdi Gurra

Në një atmosferë të ngrohtë dhe tejet domethënëse për komunitetin lokal dhe më gjerë u zhvillua këtë fundjavë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit promovimi i librit më të ri me vlerë enciklopedike dhe gjuhësore, “Fjalori i Dragostunjës”, me autor z.Ruzhdi Gurra, studiues dhe personalitet i njohur i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ky fjalor përfaqëson një punë shumëvjeçare dhe tejet të kujdesshme ku autori ka përmbledhur, dokumentuar dhe sistemuar pasurinë gjuhësore të këtij fshati të njohur të Librazhdit ,fjalë, shprehje, forma dialektore, toponime dhe elemente kulturore që rrezikonin të zhdukeshin me kohën.

Kjo vepër konsiderohet një kontribut unik në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve, një fjalor që tejkalon kufijtë e një fshati dhe bëhet model për çdo zonë që dëshiron të ruajë identitetin gjuhësor dhe kulturor.Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe personalitete të shquara të jetës akademike dhe kulturore, ndër ta edhe z.Zyber Bardhoshi, drejtues i Shoqatës “Dragostunja Unike”,si edhe personalitete të fushës së arsimit , bij të Dragostunjës, mes të cilëve , Reshit Bajrami e Sali Qosja,si edhe poeti Niko Ramo,teologu Pëllumb S. Gurra,

  • foto galeri
  • foto galeri

si dhe një numër i madh banorësh, të afërm, dashamirë dhe të rinj të fshatit.Në fjalën e tij përshëndetëse, autori Ruzhdi Gurra theksoi:“Ky fjalor nuk është vetëm një libër, por një amanet kulturor për brezat që vijnë. Populli im i Dragostunjës është flori 24 karat, dhe kjo vepër është mirënjohja ime për të gjithë ju.”Ruzhdi Gurra, i cili prej afro 30 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, festoi këtë vit edhe 70-vjetorin e lindjes dhe 35-vjetorin e dy shtetësive ,shqiptare dhe amerikane duke e kurorëzuar këtë etapë të jetës me një dhuratë të çmuar për vendlindjen.

Gjatë aktivitetit u bë e ditur se autori po punon mbi një tjetër libër me rëndësi historike dhe dokumentare: “Dragostunja nëpër rrjedhat e historisë”, një monografi që do të sjellë në dritë dokumente, ngjarje dhe figura historike që kanë formësuar jetën dhe identitetin e fshatit ndër shekuj.Autori bëri thirrje për kontribut vullnetar nga të gjithë ata që ruajnë kujtime, dokumente apo dëshmi për historinë e Dragostunjës, në mënyrë që kjo vepër të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

“Fjalori i Dragostunjës” është tashmë një gur themeli në identitetin kulturor të fshatit dhe një model frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në forcën e gjuhës dhe kujtesës historike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×