Promovoi librin “Kandidati për kandidat”/ Diplomati Arben Çejku: Kam pasur reagime shumë pozitive. Libri tregon personazhe humoristikë, që…

Diplomati dhe autori Arben Çejku ka promovuar librin e tij më të ri “Kandidati për kandidat”, një vepër satirike që hedh dritë mbi sfidat, kurthet dhe absurditetet e skenës politike shqiptare.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Çejku u shpreh se ka marrë reagime shumë pozitive nga lexuesit, madje përtej pritshmërive të tij fillestare. Ai theksoi se libri, megjithëse është një kritikë e sistemit politik, mbart tone humori dhe ironie të natyrshme, që e bëjnë leximin tërheqës dhe reflektues.

Përmes personazheve me emra simbolikë si “Shpejtim Ngadalësimi” apo “Puhiza Fresku”, autori sjell figura që lexuesit mund t’i lidhin lehtësisht me realitetin politik shqiptar. Sipas Çejkut, vepra është një thirrje për modernizim politik dhe rikthim tek idetë, përballë një sistemi që shpesh ndjek individë në vend të parimeve.

Diplomati Arben Çejku:  Kam një javë që marr mesazhe për librin tim “Kandidati për kandidat” dhe feedback-u është jashtë pritshmërive që kam pasur. Kur e kam botuar, nuk e kam besuar pritshmërinë e madhe. Libri tregon për kurthet dhe për historitë e fshehta të politikës. Ka shumë kandidatë për kandidatë, që rrugëtimin e tyre e kanë të shkurtër në politikë. Shpesh herë ne e përqendrojmë vëmendjen tek figurat politike, por duhet të shikojmë edhe partitë politike. Partitë politike duhet të jenë të tilla, që të kenë idenë të parën dhe jo të ndjekim personin. Kush ndjek personin, zhgënjehet. Libri është një satirë. Satira nuk ka qenë qëllim më vete, por ka ardhur në mënyrë natyrale. Libri jep një mesazh dhe për të bërë një ftesë publike për një reflektim shoqëror. Emrat e personazheve kanë ardhur krejt natyrshëm. Që ne emër kam dashur t’i identifikoj që janë në kontradiktë me veten dhe me shoqërinë. Personazhet janë si maska. Janë njerëz pa shumë formë, mund të marrin formën që ti mund t’ju japësh. ‘Shpejtim Ngadalësimi’ prsh si personazh edhe shpejton, edhe ngadalëson.

Është edhe “Puhiza Fresku”, etj janë personazhe, ku secili mund të përfytyrojë personazhe, që mund t’i ketë njohur çdokush. Libri tregon një pjesë të jetës dramatike, por mund ta shikosh dhe nga ana komike. Në prezantimin e librit ishte shkrimtarja dhe politikania Flutura Açka, ishte politikania Grida Duma dhe kishte edhe shumë personalitete të tjerë, ku kishte edhe ish-deputetë e ish-zyrtarë. Ajo që më vjen mirë është se lexuesit më kanë thënë se tek një personazh komik, kanë parë tre-katër personazhe konkrete. Kjo më ka bërë të ndihem mirë këto ditë. Ky libër është shkruar për të gjithë sistemin si kambanë alarmi dhe jo për një person, sepse Shqipëria duhet ta modernizojë politikën e vet. Kemi një pluralizëm partiak formal, por kemi humbur pluralizmin e mendimit. Kemi pluralizëm partiak dhe jo pluralizëm idesh, ka gjithmonë e më pak ide politike. Ne si shoqëri kemi nevojë për më shumë mendime politike. Ftesa ime është që politikanët të jenë vetvetja e mos bëhen kopje e të tjerëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×