Jasir Asani është treguar spektakolar në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar dhe asistuar ndaj Aniang, ndërsa Guangju fitoi 1 me 2.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të dhe Asani u tregua protagonisti absolut. Fillimisht asistoi pas lëvizjes mjaft të bukur që e futi në zonë, kur luhej minuta e 12-të.
Më pas shënoi golin e dytë në minutën e 38-të, për të vulosur rezultatin përfundimtar. Asani ka shënuar 6 gola në 18 paraqitje përgjatë kampionatit.
Asisti i Jasir Asanit: (VIDEO)
Goli i Jasir Asanit: (VIDEO)