Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në lagjen “4 Shtatori” të qytetit të Dimalit, ku një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë.

I moshuari, Sotir Koraqe, banues në të njëjtën lagje, është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët konfirmojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave përreth, si dhe dëshmive të qytetarëve, është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe i drejtuesit që shkaktoi aksidentin.

Autori është shoqëruar në komisariat dhe pritet të japë shpjegime të hollësishme në lidhje me ngjarjen. Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×