
Tom Brady dhe aktorja Sydney Sweeney janë bërë qendra e thashethemeve të fundit, pasi u panë duke kërcyer së bashku deri në orën 2 të mëngjesit në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.
Të nesërmen, dyshja u fotografua në një shëtitje në rrugët e qytetit, të shoqëruar nga aktori Orlando Bloom. Burime nga festa thonë se mes tyre kishte një afërsi të dukshme, veçanërisht nga ana e Brady-t ndaj aktores 27-vjeçare, e cila së fundmi është ndarë nga i fejuari i saj, Jonathan Davino.
Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, pranimi i tyre në publik ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me reagime të ndryshme, nga kureshtja, te ironia për diferencën e moshës dhe stilin e jetesës.
Nëse kjo marrëdhënie merr formë zyrtare, pritet të jetë një nga çiftet më të komentuara të vitit.