Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Bicycle 3”, duke arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.
I arrestuari është shtetasi S. T., banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 8 vjedhje biçikletash në zona të ndryshme të qytetit.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me qytetarët, si pjesë e hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për kapjen e autorëve.
Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe nuk përjashton mundësinë që i arrestuari të jetë përfshirë në vjedhje të tjera.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.