Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted”.
I arrestuari është shtetasi Lazër Vladaj, i njohur edhe me identitetin Cristian Manea, banues në Shkodër. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.
Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali e ka dënuar Vladajn me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.