Ndahet nga jeta Imzot Dhimitri, Metropoliti i Kishës Autoqefale të Gjirokastrës, Tritan Shehu: Humbje e madhe për gjithë Qarkun

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Metropolitit të Kishës Autoqefale të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri.

Në një postim në Facebook, Shehu e cilëson këtë një humbje të madhe, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë Qarkun e Gjirokastrës dhe Kishën Ortodokse në tërësi.

“Shembull i përkushtimit dhe i vlerave shpirtërore. Ngushëllimet më të sinqerta komunitetit ortodoks, Kishës dhe banorëve të këtij Qarku, për të cilin ai u përpoq kaq shumë. Ta kujtojmë përherë!” – shkruan Shehu.

Imzot Dhimitri kishte një rol të spikatur në jetën fetare dhe shoqërore të jugut të vendit, duke u kujdesur për forcimin e vlerave të bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×