Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Në qendër të qytetit të Shëngjinit vetëm pak minuta më parë një shkëndijë elektrike dhe më pas një shpërthim, ku linja që furnizon me energji elektrike pësoi defekt.

Pas shkëndijës kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, duke qënë se fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake. Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagja e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×