Franko Mastantuono është lojtar i Madridit dhe do t’i bashkohet ekipit të Ksabi Alonsos në gusht, pikërisht kur mbush 18 vjeç. Argjentinasi është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube me River Plejt dhe tashmë po shijon pushimet e tij.
Dje është hapur afati i regjistrimit në FIFA, kështu që disa mendojnë se ky i ri premtues mund të luajë në këtë garë me klubin e tij të ri (Realin). Megjithatë, ai nuk mundet, kryesisht sepse ka marrë pjesë tashmë në turne.
Rregullorja e FIFA-s është e qartë dhe vlen edhe për Alvaro Karreras, megjithëse ai do të jetë në 1/8-at e finaleve me Benfikën sonte në mbrëmje kundër Çelsit. Galiciani pothuajse me siguri do të përfundojë te Reali, por jo në Botëror!