Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për përdoruesit e këtyre formave të transportit. Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, i cili u përfshi në një aksident me një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në një nga zonat e banuara të kryeqytetit. Si pasojë e përplasjes, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndaj drejtuesit të automjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një mjet përplas të rinj që lëvizin me monopatina.

Disa ditë më parë, shoferi Ekrem Skureni u arrestua pas një aksidenti ku përplasi tre fëmijë të mitur që lëviznin me monopatinë. Për këtë ngjarje, Gjykata Penale caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Rastet e përsëritura kanë ngritur alarmin për rregullimin e përdorimit të monopatinave dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në raport me të miturit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×