Zëra për ndarje? Ja si qëndron e vërteta mes Fifit dhe Adisit

Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar zëra për një ndarje mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Aludimet nisën pasi disa foto të çiftit u zhdukën papritur nga rrjetet sociale, duke ndezur spekulimet për një krizë në marrëdhënie.

Por duket se nuk ka vend për panik nga fansat! Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se marrëdhënia mes tyre vazhdon normalisht dhe nuk bëhet fjalë për asnjë ndarje.

Të dy janë të fokusuar në jetën personale dhe projektet profesionale që po zhvillojnë paralelisht, ndërsa fshirja e fotove është thjesht një zgjedhje personale, jo sinjal ndarjeje.

Pra, për të gjithë ata që nisën të shqetësohen: Fifi dhe Adisi janë ende bashkë, ndoshta më të qetë, më diskretë, por larg çdo krize.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×