Një zjarr ka rënë në një pus nafte në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.
Zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin përreth pusit, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet zjarrfikëse të qytetit të Beratit,të cilët shumë shpejt kanë vënë në kontroll situatën, duke lokalizuar flakët e zjarrit dhe duke e fikur atë.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta.