Zjarri në tregun ambulant në Durrës, bllokohet qarkullimi rrugor, 4 zjarrfikëse në terren. Dyshohet se…

Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh.

Katër makina zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në treg, por edhe në vitet e shkuara ka pasur shpërthime zjarri.

Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja ose aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe kushteve jo të sigurta të tregut.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×