
Aktorja Charlize Theron ka kritikuar ashpër Jeff Bezos dhe gruan e tij të re, Lauren Sanchez, për dasmën e tyre luksoze prej 50 milionë dollarësh në Venecia të Italisë. Gjatë eventit vjetor bamirës për organizatën e saj Charlize Theron, fituesja e çmimit Oscar nuk i kurseu fjalët duke theksuar papërgjegjësinë e çiftit.
“Mendoj se ne jemi të vetmit njerëz që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos,” komentoi Theron me ironi në skenë në galën e Los Angeles.
Ndërsa shfrytëzoi rastin për të falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, ajo vuri në dukje gjithashtu situatën shqetësuese mjedisore me të cilën përballet planeti: “sidomos kur bota ndihet sikur është në flakë, sepse është” .
Ylli i “ The Old Guard” e përdori fjalimin e saj për të adresuar çështjet sociale: “Këtu në Los Angeles, në SHBA dhe në mbarë botën, po shkojmë prapa me shpejtësi. Politika e imigracionit ka shkatërruar jetën e familjeve, jo të kriminelëve; të drejtat e grave po veniten; jeta e personave queer dhe trans po fshihet gjithnjë e më shumë; dhe dhuna me bazë gjinore është në rritje. Kjo nuk është vetëm politikë, është personale.” Ajo e mbylli fjalimin e saj me një fjali të drejtpërdrejtë: “Po, në djall ata.”
Ndërkohë, disa figura në industrinë e argëtimit treguan mbështetjen e tyre, jo për çiftin e sapomartuar, por për MacKenzie Scott, ish-gruan e Bezos. Filantropja, e cila u divorcua nga themeluesi i Amazon në vitin 2019 pas 25 vitesh martesë, iku me një pasuri prej rreth 38 miliardë dollarësh, më shumë se gjysmën e së cilës ajo e ka dhuruar për kauza bamirësie.
Aktorja Mia Farrow postoi një fotografi të Scott në Instagram duke theksuar bujarinë e saj: “Sa e mrekullueshme është MacKenzie Scott! (Gruaja e parë e Jeff Bezos dhe nëna e katër fëmijëve të tij)”. Sipas Farrow, Scott kishte dhuruar 19.3 miliardë dollarë për më shumë se 1,600 organizata deri në dhjetor 2024.