“Bëra fushatë për maksimizimin e votës së PS”, Erion Malaj: Zgjedhjet ishin konkurruese, gabimet e opozitës…

Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar deputeti i zgjedhur i PS në Kuvendin e Shqipërisë Erion Malaj i cili diskutoi për angazhimin e të rinjve në parlament.

Ai tha se kalimi i tij jnga fusha e arsimit drejt politikës nuk ishte drastik dhe dhe se në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës. Malaj theksoi se shumë të rinj janë angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste dhe se fushata ishte e gjatë.
Sipas tij, edhe pse ndodhej në listë të mbyllyr anagazhimi i tij ishte maksimalisht dhe se të njëjtën mënyrë do të vepronte edhe nëse do të qëndronte në listën e hapur.

“Unë vij nga pjesa e arsimit, dhe nuk e quaj drastik kalimin pasi kandidova për të qënë deputet në Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e 11 majit garova për qarkun e Tiranës. Ishte një fushatë e gjatë, dhe vura re se kishte shumë të rinj që ishin të angazhuar. Këshilla e babait tim ishte që cilido detyrë unë të isha vetvetja dhe çdo angazhim ta merrja me përgjegjësi.
Fushata zgjedhore ishte një eksperiencë shumë e vecante dhe unë do të jap më të mirën time. Bëra fushatë për maksimizimin e votës së PS. Në listë të mbyllur, por unë u u angazhova maksimalisht. Njësinë 11 unë e njoh shumë mirë dhe i di nevojat që ka. Investimet kanë çaluar dhe sfidat do të jenë të mëdha. Unë do bëja fushatë edhe në listë të hapur”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në studio ai u ndal edhe tek fushata e opozitës të cilën sipas tij e konsideroi si të dobët dhe se gabimet e tyre konsistojnë tek mos vendosja e disa personave të tjerë të cilët mund të sillnin një frymë të re tek partia por edhe përçarja që ata kishin midis tyre.  Malaj theksoi se në PS ka shumë persona të cilët dijnë të bëjnë politikë dhe se qytetarët i kanë besuar për të disatën herë.

“Unë kam vënë re se fushata e opozitës ishte e dobët dhe këtë gjë e vura re në listën e mbrojtjes dhe duhet të ishin disa fytyra të tjera të cilët mund të sillnin një frymë të re dhe përçarjet që ata kishin. Sepse të hedhësh baltë mbi gjithçka , politike jo e drejtë.  Do të jap kontributin tim , kudo të kem mundësi.  Denoncimet do të shqyrtohen nga drejtësia, dhe cilido që ka dyshime ka të drejtë që të kërkoj numërimimin. Unë mendoj se zgjedhjet ishin konkuruese, dhe se mosnjohja e zgjdhjeve një film i parë shumë herë.  Unë besoj se në Partinë Socialiste ka shumë njerëz që dinë të bëjnë politikë dhe se qytetarët janë ata që i besuan për të disatën herë PS. Duhet që ne të shikojmë përpara për integrimin dhe do të mundohem të jem i pranishëm për qytetarët të cilët më besuan. Kuvendin e kam parë jo në nivelin e duhur. Zgjedhjet ishin shumë konkurruese dhe ka qënë një fushatë elektorale model”, përfundoi Malaj

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×