Berisha në gjyq, avokati i ish-kryeministrit: Procesi për “Partizanin” pa bazë penale, fabula e kallëzimit është e rreme

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi në emisionin “Log.” në News24 se çështja gjyqësore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” nuk ka bazë penale dhe se procesi po zvarritet për arsye procedurale.

“Sot seanca u shty sepse Berisha nuk ishte njoftuar, por problemi real është se gjykata nuk ka marrë ende vendim për gjyqtaren që dha dorëheqjen nga çështja,” tha Gjokutaj. Ai shtoi se vendimi për të lejuar apo jo vazhdimin e saj në këtë dosje është thelbësor.

Sipas tij, kallëzimi që u bë në fillim nuk ka lidhje me kërkesën për gjykim dhe nuk ekziston fakt penal apo konflikt pronësor. “Ky ligj për pronat ishte pjesë e programit të PD dhe nuk është bërë për përfitim personal, por ka shumë qytetarë përfitues,” theksoi ai.

“Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, mund të përfundojnë 3 me 0 ose 3 me 2 dhe mund të zgjasin në kohë. Sot u shty për arsye se një nga shkaqet ishte mos njoftimi i Berishës. Shqetësimi nuk është ky në fakt. Ajo që gjykata nuk i ikën dot është fakti që nuk po shprehet me vendim, çfarë do bëjë me gjyqtaren e rastit. Ajo gjyqtare sot doli me dorëheqje. Nëse gjykata vendos që gjykatësja të qëndrojë, ajo do të vazhdojë gjyqin. Në drejtësi duhet të merret një vendim, palët nuk vijnë në një konsensus.

Kallëzimi që është bërë është i rremë. Fabula e kallëzimit që u bë në fillim nuk ka të bëjë me fabulën e kërkesës për gjykim. Nuk ekziston fakti penal, nuk ka asnjë konflikt as penal, as pronësor ndaj këtyre subjekteve dhe kjo ka qenë pjesë e programit të PD, ligji për pronat që është bërë atëherë dhe nuk është bërë për përfitim personal të dhëndrit të zotit Berisha, por ka shumë përfitues. Ligji parashikon shumë filtra proceduralë”, tha ai mes të tjerash.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×