Debati për gjyqin e Berishës/ Erl Murati: Është gjykata që jep verdiktin! Genc Gjokutaj: Gjykatat janë të kapura të gjitha…

“A do dënohet Berisha me burg?” Kjo temë ka sjellë edhe debat në studion e Log. në News24, ku analisti Erl Murati, pas komentit të bërë për këtë çështje, ka pasur ndërhyrje nga avokati Genc Gjokutaj, i cili mbron Berishën në këtë proces gjyqësor.

Murati ka përmendur akuzat e bëra nga prokuroria, e cila nuk është prezente në studio dhe për këtë arsye nuk mund të kontestojë atë çfarë flitet. Sipas Muratit, në fund të fundit është gjykata që vendos. Por Gjokutaj ka ndërhyrë duke përmendur faktin se gjykatat janë të kapura.

Murati: E para, prokuroria thotë se ka qenë një terren sportiv dhe është kthyer në një pronë private. E dyta është se Jamarbër Malltezi ka pasur një provë fare të vogël dhe ka përfunduar me 5 milionë euro pasuri. Nga pikëpamja juridike mungon prokuroria dhe nuk mund të të kontestoj në këtë pikë, por nëse flas nga ana politike, kjo çështje duhet të ketë transparencë.

Gjokutaj: Do bëhet më dyer të hapura gjyqi…madje sot ishin edhe gazetarët

Murati: Në fund të fundit është gjykata që jep verdiktin…

Gjokutaj: Cila gjykatë?

Murati: Ajo që është…Nuk ka asnjë zyrtar apo politikan që të ketë thënë që kjo është një akuzë poltike. Mendoj se kur akuzohet dikush, në një vend demokratik, palët përballen në gjykatë dhe vendos gjykata…

Gjokutaj: Kështu duhet të jetë…duhet barazi

Murati: Më pas është Apeli, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja…

Gjokutaj: I ka kap të gjitha…

Murati: Është edhe Strasburgu


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×