EMRI/ U përfshi në konflikt para 3 javëve më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Njulend Palaj, 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“.

Mbi të rëndojnë veprat penale ‘”Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”,”Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”.

28-vjeçari Njulend Palaj është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim në datën 10.6.2025 pas një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit me shkopa bejsbolli, ku një prej personave që morën pjesë në konflikt qëlloi dhe me armë në ajër. Burime nga Policia bëjnë me  dije se Palaj është nën hetim edhe për organizim të lotarive të paligjshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×