FSHZH shpërdoroi fondet, qytetari mbetet jashtë, familja Kabili do të përfitonte shtëpi nga rindërtimi

Më herët, në emisionin Vetting është trajtuar çështja e Mustafa Kabilit, të cilin shteti e la në rrugë, edhe pse kishte dokumentacion të rregullt pronësie. Problemet e tij nisën pas rindërtimit pas tërmetit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vitin 2019, hapi një tender për rindërtimin në Paskuqan për familjet që u ishin dëmtuar banesat nga tërmeti. Pa u tharë ende suvaja e banesës së ndërtuar nga FSHZH, fadromat e ARRSH-së shembën ndërtimin që ishte planifikuar për Mustafa Kabilin.

“Shtëpia ime ishte ndërtuar pas tërmetit. Çfarë faji kam unë që shteti e bëri po aty dhe e shembi po shteti aty. Mirë që ishte shtëpia 130 metra katrorë, u bë 80 metra katrorë. As toka nuk u legalizua, as VKM që të legalizohej prona”, shprehet Kabili.

Ndërtimi i Unazës së Re kishte nisur dhe kompensimi që iu ofrua banorëve, konkretisht Mustafa Kabilit, ishte përtej çdo logjike ekonomike.

“Në llogari kanë kaluar te 41 milionë e 600 mijë lekë. Pagesën nuk e kam tërhequr dhe nuk kam për ta tërhequr sepse me atë nuk mund të bëj asgjë”, tha Kabili.

Bashkia e Kamzës, e drejtuar nga Rakip Suli, nuk ndërmori asnjë hap për të strehuar ose për t’i dhënë familjes Kabili të drejtën e kompensimit sipas çmimit të tregut.

“Bashkia, kryesorja që nuk mori marrëveshje me ARRSH që unë të mos bëhej shtëpia aty por të merrja një hyrje në pallat që të bëhesha me shtëpi”, thotë ai.

Denoncuesi i është drejtuar gjykatës, ku kërkon të paguhet me çmimin real të tregut për pronën e tij, pasi sipas tij po i shkelen të drejtat kushtetuese. Ai thekson se me shumën që i është ofruar nuk mund të blejë as një dhomë, e jo më një banesë.

“Për këtë rast kam bërë një kërkesë padi, kemi sytë te drejtësia”, tregon Kabili.

Mustafa Kabili ka jetuar për shumë vite në Paskuqan, derisa fatkeqësia natyrore i shkatërroi shtëpinë. Por, sipas tij, institucionet që duhet ta ndihmonin pas tërmetit, e lanë më të shkatërruar se vetë tërmeti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×