
Joz Marku ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.
Duke mos ia mohuar dëshirën, Joz ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar. Në një postim në Instagram Story, ai shkruan:
“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”
Mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozzit:
“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”