Gjyqi i Diddy hyn në fazën përfundimtare, juria vendos fatin e reperit

Gjyqi i Sean “Diddy” Combs po hyn në fazat e tij të fundit, me jurinë që pritet të fillojë shqyrtimin e çështjes të hënën, për të arritur në një vendim. Producenti muzikor dhe biznesmeni 55-vjeçar akuzohet për pesë akuza për krime të rënda që mbartin një dënim maksimal me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

Gjatë gjyqit të profilit të lartë në gjykatën federale të Manhattanit, dy nga ish-partnerët e tij, këngëtarja Cassandra “Cassie” Ventura dhe një grua e njohur si “Jane”, dëshmuan se ishin të detyruara të merrnin pjesë në akte seksuale me eskorta meshkuj të paguara që Combs do t’i shikonte, regjistronte dhe koordinonte. Aktet, të njohura si “Freak Offs”, dyshohet se u kryen nën presion emocional dhe fizik.

Anëtarët e jurisë panë gjithashtu pamje të pamontuara të kamerave të sigurisë të Cobbs duke sulmuar Venturën në një hotel në vitin 2016. “Cassie të tha se ajo gjithmonë kishte në mendje dhunën e tij kur ai sugjeroi një ‘Freak Off’. Qëllimi i tij ishte ta trembte atë“, tha prokurorja Kristi Slavik në argumentin e saj përfundimtar.

Mbrojtja, nga ana tjetër, pranoi se kishte incidente dhune në marrëdhënie, por mohoi çdo provë shtrëngimi. Avokati mbrojtës Mark Anifillo argumentoi se aktet ishin konsensuale dhe të bazuara në një marrëdhënie romantike afatgjatë. “Nëse ky do të ishte një rast dhune në familje, nuk do të ishim të gjithë këtu”, tha ai në argumentin e tij përfundimtar.

Combs, themeluesi i Bad Boy Records dhe një figurë ikonike në hip-hop, është mbajtur në një burg federal në Brooklyn që nga shtatori 2024. Shqyrtimet e jurisë nuk kanë një kohëzgjatje të caktuar dhe çdo vendim kërkon unanimitet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×