Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Log. në News24, në lidhje me gjyqin e Sali Berishës, u shpreh se tani fillon strategjia e vërtetë e avokatëve, të cilët do të kenë një përballje të fortë dhe dinamike në proces.
Sipas Petrajt, procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës do të zgjasë shumë, do të jetë një gjyq maratonë, pasi ka shumë volum si çështje, por edhe faktin se avokatëve shumë kërkesa të tyre u janë mohuar nga gjyqtari paraprak.
Edmond Petraj: “Beteja fillon tani. Do të fillojë një hetim i gjithanshëm, tani fillon strategjia e avokatit. Përballja do të jetë shumë e fortë, dinamike. Do të zgjasë si proces gjyqësor, mendoj se do të jetë një gjyq maratonë. Dinamika e përballjes nuk do të jetë si në seancat paraprake, që i ka të limituara. Gjyqtari paraprak ka fatin kyç të dosjes, sepse merr vendim të fortë, mund ta pushojë çështjen dhe është i paankimueshëm.
Ndërkohë, në rastin në fjalë, kërkesat e mbrojtjes te gjyqtari paraprak janë refuzuar dhe prandaj them që të gjitha ato kërkesa që nuk janë shqyrtuar, do të jenë pjesë e gjykimit tani e tutje.”
()