Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me short.
Së fundmi, gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga pjesëmarrja në gjykimin e kësaj dosjeje, duke e depozituar atë te drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erion Bani, që prej 10 ditësh.
Në argumentet e saj, Ulliri sqaron se arsyeja për këtë kërkesë është lidhja familjare, pasi ajo është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Aktualisht nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga GJKKO lidhur me këtë kërkesë të gjyqtares Ulliri.
(Arena e Lajmit)