Klasikja Real-Juventus, rikuperohet Mbappe për madrilenët, Tudor rikompozon ekipin

Tashmë nis nga faza vërtetë dhe më e zjarrta e Botërorit për klube. Në fazën e e 1/8-ave, tifozët do të kenë mundësinë të shijojnë  një klasike të futbollit evropian: Juventus kundër Real Madrid. Për ta bërë edhe më emocionues këtë përballje, nga Spanja vjen lajmi për rikuperimin e plotë të Kylian Mbappé, i cili do të bëjë debutimin e tij absolut në këtë kompeticion pasi humbi fazën e grupeve për shkak të një gastroenteriti të rëndë që i shkaktoi një humbje prej 5 kg.

Ylli francez, që është larguar nga spitali më 19 qershor, gjatë ditëve të fundit është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës për të rifituar formën optimale dhe me shumë mundësi do të jetë titullar për sfidën ndaj bardhezinjve.

Rikthimi i Mbappé ndryshon rrënjësisht fytyrën e ndeshjes, me mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, që përveç disfates me City-n është treguar solide gjatë fazës së grupeve, e cila do të përballet me një provë të rëndësishme kundër njërit prej sulmuesve më të shpejtë dhe më të rrezikshëm në botë. Për këtë arsye Tudor, i cili kundër skuadrës së Guardiolës kishte pushuar disa prej titullarëve, do të duhet të përgatisë një ndeshje taktikisht perfekte me mbulime të dyfishta dhe do të rikthehet të mbështetet te lojtarët kryesorë.

Juventusi që do të zbresë në fushë në Miami do të jetë një version jo identik, por shumë i ngjashëm me atë të dy ndeshjeve të para në SHBA: trekuartisti i dytë, që do të shoqërojë Yildiz pas shpinës së Kolo Muani-t, do të jetë Conceição, i cili është rikuperuar nga një lodhje muskulore e lehtë. Në mbrojtje, në vend të të dëmtuarit Savona, janë në garë për një vend titullari Federico Gatti, i cili nuk ka qenë titullar që nga fraktura e peronit kundër Genoa-s, rreth 100 ditë më parë, në debutimin e Tudor-it në pankinë  dhe Daniele Rugani, i cili vazhdon të jetë në merkato.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×