Gjermania U21 u mposht 3-2 nga Anglia U21 në finalen e Europianit të të rinjve. Trajneri i kombëtares A të Panzerave, Julian Nagelsmann ishte prezent në Bratislavë, për të parë nga afër sfidën.
Nagelsmann, u shpreh se ekipi meritonte fitoren, ndërsa pati fjalë të mira për Brajan Grudën me shokë.
“Është e dhimbshme për Toni Di Salvon dhe ekipin e tij U21 që nuk e shpërblyen vetëm për një turne fantastik me titullin e Evropës. Ky ekip frymëzues e meritonte vërtet titullin. Ishte shumë kënaqësi t’i ndiqja ata gjatë turneut”.
“Ky ekip ka lojtarë të shkëlqyer dhe djem të mirë. Jo vetëm Nick Ëoltemade, Rocco Reitz dhe Brajan Gruda, të cilët kanë qenë tashmë me ne”- tha Nagelsmann.
Lojtari me origjinë shqiptare, Gruda synon që një ditë te jetë pjesë e Gjermanisë A.