Pas murtajës së bagëtive, në Dibër shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre.

Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×