Peko Banjaja, i zhgënjyer: Vendi i tretë është i hidhur

Françesco Banjaja e përfundoi i treti Çmimin e Madh të Holandës në Moto GP, një rezultat që i la një shije të hidhur pilotit të Dukatit, i cili synonte për më lart në garën e djeshme në Asen.

“Pak i hidhur, sepse mund të kisha bërë më shumë dhe pata vështirësi. Ritmi nuk ishte i keq dhe u përpoqa ta ngushtoja diferencën me kryesuesit, por nuk ia dola. Vendi i tretë ishte rezultati më i mirë që mund të merrja në këto kushte. Duhet të marrim gjërat pozitive nga kjo fundjavë dhe të vazhdojmë kështu”, u shpreh Peko Banjaja, i cili më pas shtoi:

“Për mua, që gjithmonë kërkoj më shumë, pranoj një vend të tretë si ai në Aragon krahasuar me të sotmin, sepse ishim më të shpejtë dhe më të fortë dhe nuk mund të shtyja sa do të doja. Hyra në garë shumë vonë, duhet të marr shumë rreziqe për t’u afruar atyre që janë përpara dhe situata është e ndërlikuar.

Motori më kufizon në frenim në hyrje, pastaj gjatë garës jam i shpejtë, por humbas xhirot e para të garës sepse në tre të parat jam gjithmonë konkurrues, pastaj kam rënien dhe më tej kthehem përsëri i fortë. Kishim ritëm, mendova edhe për fitoren, dhashë gjithçka, por nuk ia dola në fund. Motori është i ndërlikuar, por duhet të punojmë për të bërë hapa përpara”, deklaroi ndër të tjera Banjaja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×