Prokuroria çon për gjykim 2 zyrtarë të Bashkisë Korçë. Zbardhen akuzat, Zhaneta Lubonja dhe Ermal Gjermeni shkelje në 18 raste, shmangën nga taksat subjektet ndërtuese

Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Korçё pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zhaneta Lubonja, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Bashkia Korçë dhe Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori, pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1061, tё vitit 2022, rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.

Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe sbjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror.

Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.

Nga sa mё sipёr rezulton se me veprimet e tij shtetasit E.Gj. dhe Zh. L. i kanё konsumuar elementet e veprёs penale “Shpёrdorimi i detyrёs”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe duhet tё mbajnё pёrgjegjёsi penale.

Ata favorizuan subjektet ndёrtuese nё 18 raste, ku taska 8% për ndërtim me qëllim shitje është reduktuar padrejtësisht në 3% ose 4% dhe nё dy raste nga 4% nё 3%, duke shkaktuar dëm ekonomik për Bashkinë Korçë. Si dhe kanё miratuar vёrtetime për pajisjen me certifikatë përdorimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit edhe kur ishte e qartë se ishin shitur apartamente. Po kёshtu, shtetasi E.Gj. ka firmosur raporte me pёrmbajtje tё pavёrtetё, nuk ka respektuar kompentencat pёr kontrollin e ndёrtimit dhe kanё shkaktuar dёm ekonomik pёr Bashkinё Korçё.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×