Rekorde dhe miliona, LeBron James pritet të rinovojë me Lakers, agjenti i tij ngre dyshime: LeBron dëshiron të garojë për titullin

LeBron James do të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA që luan për 23 sezone, kur të rikthehet te Los Angeles Lakers në sezonin 2025-26.

James, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, po aktivizon opsionin në kontratën e tij për sezonin e ardhshëm, me vlerë 52.6 milionë dollarë, siç bëri të ditur mediat në Amerikë gjatë fundjavës që sapo lame pas.

Nuk dihet ende nëse James, 40 vjeç, dëshiron të luajë edhe pas këtij sezoni. James, i cili ka luajtur në 1,562 ndeshje të sezonit të rregullt, është vetëm 50 ndeshje larg thyerjes së rekordit të NBA-së që aktualisht mbahet nga anëtari i “Hall of Fame”, Robert Parish.

Në sezonin 2024-25, James ka pasur mesatarisht 24.4 pikë, 7.8 kërcime dhe 8.2 asistime në 70 ndeshje, duke u renditur në top 22 për secilën prej këtyre kategorive. Ai është 21 herë All-Star, katër herë MVP i ligës dhe katër herë kampion i NBA-së.

James hyri në NBA si 18-vjeçar, pasi u përzgjodh si numri 1 në Draft-in e vitit 2003 nga Cleveland Cavaliers. Megjithatë së fundmi duket se ka bërë bujë deklarata e agjentit të tij, Rich Paul lidhur me të ardhmen e LeBron:

“LeBron dëshiron të konkurrojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen. E kupton këtë, por gjithashtu e di që ka një mundësi reale për të fituar. E kuptojmë se sa e vështirë është të fitosh tani ndërsa përgatitesh për të ardhmen. Duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për LeBron në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron që çdo sezon që i ka mbetur të ketë vlerë, dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin dhe duan më të mirën për të.” theksoi agjenti i tij Paul.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×