Rinumërimi i votave të Fierit/ Përfundojnë 80 kuti, ja sa mundësi ka “Nisma Shqipëria Bëhet” të marrë një mandat tjetër

Ka ecur me ritme të mira rinumërimi i kutive të votimit të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Gazetari Osman Stafa bën me dije se janë numëruar 80 nga 587 kuti që janë gjithsej. Momentalisht po rinumërohen votat e qytetit të Lushnjes.

Deri tani, PD-ASHM i hiqen 18 vota, PS i hiqen 2 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 6 vota,
Ndërsa Demokracia e Re i shtohen 2 vota.

Në ketë qark ka një pretendim nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila pretendon një mandat për të cilin duhen 500 vota. Mundësitë janë fare të ulëta nëse kemi parasysh trendin e deritanishëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×