Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet 24/7 në terren për të parandaluar aksidentet, për të menaxhuar trafikun dhe për të ndëshkuar shkelljet e rregullave të qarkullimit rugor.
Si pasojë e kontrolleve, u arrestuan 42 drejtues automjetesh dhe janë bllokur 28 automjete për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Njoftim i Policisë:
Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhuar trafikun.
Në fokus të kontrolleve:
Parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin në korsitë e biçikletave apo të mjeteve ndihmëse;
Lëvizja jashtë korsive të dedikuara, me patina elektrike;
Shtetasit që drejtojnë motomjete, pa kaskë mbrojtëse; Konstatimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit;
Konstatimi i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore.
Si rezultat i monitorimit të pandërprerë, gjatë javës së fundit:
42 drejtues automjetesh të arrestuar/proceduar;
28 automjete të bllokuara për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Ato janë në funksion të jetës suaj dhe të të tjerëve.
Bashkëpunoni me Policinë Rrugore, duke denoncuar çdo rast të rrezikshëm, përmes kanaleve zyrtare.
Denonco çdo shkelje që rrezikon jetën! Heshtja është bashkëfajësi.
Siguria në rrugë, përgjegjësi e përbashkët.
()