Në një shtëpi në Vigevano të Italiasë, u sekuestruan 27 kilogramë narkotikë: 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 blloqe ishin brenda frigoriferit, dhe 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosur në blloqe me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface” (Njeriu me shenjë) sipër ose në qese të vulosura me nxehtësi, të fshehura në vende të ndryshme.
Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Genova-s, të cilët kishin vënë re një 29-vjeçar shqiptar në sjellje të dyshimtë dhe e ndoqën atë në shtëpi, që banonte në një apartament po në këtë qytet.
Këtu, së bashku me kolegët e kompanisë Vigevano, ditët e fundit 29-vjeçari u ndalua dhe iu gjet në posedim 58 gramë kokainë; pasoi një kontroll në shtëpi, ku u zbulua sasia e madhe e substancës narkotike.
Policia gjeti gjithashtu 7 mijë euro cash në shtëpi, para që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. 29-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pavias.
()