Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj i cili diskutoi për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Gjekmarkaj tha se ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh dhe se veprat e tij kanë kaluar pritshmëritë në letërsinë shqiptare. Sipas tij Kadare ka lënë vepra të pavdekshme për 8 breza.
“Unë do ta filloja me një kundërshtim të vogël konceptual pasi Kadareja është vepra dhe vepra është Kadareja dhe janë unikum dhe së bashku kanë kalaur pritshmëritë e një letërsie e cila po tentonte të modernizohej.Shumë shkrimtarë i kanë mnijetuar kohës pasi është vepra ajo që mbetet edhe ky është edhe rasti i Kadaresë. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk në letërsinë shqiptare. Veprat e tij kanë përfaqësuar Shqipërinë. Letërsia shqiptare ka edhe brilantët e tij dhe si Ismail Kadare i cili dërgoi letërsinë në këto horizonte. Kadare ka lënë vepra të pavdekshme për 8 breza”, tha ai
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Kadare ishte i pangjashëm me të tjerët dhe se ishte i ati i vetvetes. Më tej Gjekmarkaj theksoi se letërsia e Kadaresë ishte një shkollë e madhe mendimi dhe shumë publicistë janë ndikuar nga ai dhe se janë munduar të ndjekin stilin e tij në veprat letrare.
“Mund të them se Kadare ishte i pangjashëm me të tjerët dhe ishte ati i vetvetes. Shkrimtarët janë bijtë e traditës , dhe Kadare ishte i veçantë. Padyshim që letërsia e Kadaresë ishte një shkollë e madhe mendimi dhe ishte një ndikus për publicistët edhe shumë persona kanë tentuar ta imitonin dhe të ndiqnin stilin e tij në veprat letrare. Letërsia e mirë e krijon lirinë brenda vetes dhe ai ja doli që të ishte një shkrimtar i madh edhe pse kushtet në vitet para 90 ishin të vështira”, përfundoi Gjekmarkaj
()