Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24 me autoren Evis Ahmeti është trajtuar historia një familjeje në kryeqytet e cila vite me parë ka qëne pjesë e studios duke rrefyer nje divorc të vështirë. Një ngjarje e rëndë dhune është denoncuar nga 26 vjeçari djali i çiftit te divorcuar. Ai ka rrëfyer se ai, motra dhe nëna e tij janë dhunuar fizikisht nga dhëndri i fqinjit.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të hershëm familjar, që sipas të riut, është nxitur ndër vite nga babai i tij, i cili është divorcuar nga nëna dhe prej kohësh jeton i shkëputur nga familja.
“Babai gjithmonë ka gjetur mënyra për të na përçmuar e për të na futur në konflikte dhe kjo ishte arsyeja se pse unë nuk e kam takuar më. Edhe pasi iku, vazhdoi të fliste keq për ne, të nxisë njerëz të afërt ndaj nesh. Kjo që ndodhi është pasojë e gjithë atyre fjalëve dhe urrejtjes që ai ka mbjellë ndër vite. Edhe personi që na ka goditur është liruar edhe pse ne kemi bërë kallëzimin në polici.
Sulmi ka ndodhur në shtëpinë tonë ku dhëndri i fqinjit hyri dhe ushtroi dhunë ndaj meje, motrës dhe nënës duke na goditur me grushta”, tha 26 vjecari mes lotësh.
()