Inter pësoi një eliminim të rëndë, të papritur përballë Fluminenses, por akoma më shqetësues është loja e shfaqur dhe dukshëm një atmosferë jo pozitive, ku për të trazuar ambientin mendoi edhe kapiteni Martinez me deklaratën e tij të fortë kundër Calhanoglu. Ndryshe nga opinioni, trajneri Christian Chivu përpiqet ta shoh gotën gjysmë plot:
“Unë preferoj të marr gjërat pozitive nga ky turne, lojtarët e rinj, ato që ardhur. Duhet parë gota gjysmë plot. U përpoqëm të jepnim maksimumin pavarësisht vështirësive të një sezoni të gjatë. Ishim më pak të freskët se ata dhe kishim një qasje jo të mirë. Duhet t’i kishim bëra gjërat më të thjeshta, në fund ishim ta parashikueshëm për të bërë gjëra të bukura. Në këto tre javë në krye të Interit pata mundësi të njihja grupin, të punoja me lojtarët, të kuptoja gjërat e mira dhe defektet. Nga këto tre javë do të programojmë sezonin e ri dhe objektivat”, u shpreh Chivu pas ndeshjes.
Ndryshe nga trajneri, kapiteni Lautaro Martinez nuk u kursye, deklarata e tij pas ndeshjes po bën xhiro në media, ku dukshëm i lëshoi një mesazh të qartë Calhanoglu-s:
“Mesazhi duhet të jetë i qartë, kush dëshiron të qëndrojë të qëndrojë, kush dëshiron të largohet duhet të largohet. Unë dua të luftoj për objektiva të rëndësishëm, kjo është një fanellë e rëndësishme dhe ky duhet të jemi mesazhi. Duhet të qëndrojmë në majë për të luftuar për trofe, por për të arritur këtë duhet të kesh dëshirë, ky është mesazhi”, u shpreh Martinez.
()